Tropojë, falimenton biznesi i trageteve në Liqenin e Komanit

Tropojë, falimenton biznesi i trageteve në Liqenin e Komanit

Tragetet e udhëtarëve nga liqeni i Komanit drejt Tropojës ka disa muaj që gjenden të ankorduar në breg të liqenit të Fierzës. Ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë krahas falimentimit të shumë bizneseve në rrugën e vjetër Kukës-Fushë-Arrëz, Pukë-Shkodër ka sjellë dhe falimentimin e biznesin e lundrimit me traget  në liqenin e Komanit duke bërë që shumë

Tragetet e udhëtarëve nga liqeni i Komanit drejt Tropojës ka disa muaj që gjenden të ankorduar në breg të liqenit të Fierzës. Ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë krahas falimentimit të shumë bizneseve në rrugën e vjetër Kukës-Fushë-Arrëz, Pukë-Shkodër ka sjellë dhe falimentimin e biznesin e lundrimit me traget  në liqenin e Komanit duke bërë që shumë pasagjerë të zonës së Tropojës të udhëtojnë drejt Tiranës përmes Kosovës e Kuksit.

Stina e verës me ardhjen e turistëve të huaj të cilët dëshirojnë të shohim resurset e bukura dhe mahnitëse të kësaj zone ka edhe fluksin më të lartë të atyre që  preferojnë të udhëtojnë me traget  drejt luginës së Valbonës.

Ndërkaq, organet kompetente duhet të  marrin masa në mënyrë që tragetet të vazhdojnë punën në linjën Fierzë-Koman, për tu dhënë mundësi turistëve vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë e udhëtimit me këtë mjet transporti.

/Erina Haxhiu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar