Troket Liga e Europës

Troket Liga e Europës

Liga e Europës rikthehet sonte në orën 21:05 me dy përballjet e para gjysmëfinale. Kampionët në fuqi të kontinentit, Çelsi do të udhëtojë për në Zvicër ku do të përballet me Bazelin. Portugezët e Benfikës do të udhëtojnë drejt Stambollit ku I pret Fenerbahçe. Kryendeshja e mbrëmjes, të paktën në letër është Fenerbahçe-Benfika, ndërsa Çelsi

Liga e Europës rikthehet sonte në orën 21:05 me dy përballjet e para gjysmëfinale. Kampionët në fuqi të kontinentit, Çelsi do të udhëtojë për në Zvicër ku do të përballet me Bazelin. Portugezët e Benfikës do të udhëtojnë drejt Stambollit ku I pret Fenerbahçe.

Kryendeshja e mbrëmjes, të paktën në letër është Fenerbahçe-Benfika, ndërsa Çelsi duket se i ka “hesapet” më të lehta.  Portugezët shkojnë në Turqi me një bilanc prej 39 ndeshjesh zyrtare pa humbje, 32 fitore dhe 7 barazime. Disfatën e fundit Benfika e ka pësuar në Ligën e Kampioneve përballë Spartakut të Moskës me 27 tetor 2012.

Fenerbaçe vjen pas një humbjeje 2-0 kundër Gençlerbirligi, humbje që ka ndikuar në moralin e lojtarëve pasi e shikojnë veten shtatë pikë larg Gallatasarajit në luftën për titull, kur kanë mbetur vetëm katër javë për t`u luajtur.

Ndërkaq, fituesit e tre viteve të fundit dhe kryesuesit aktual  të Super Ligës zviceriane, Bazeli, do të presë Çelsin në një mbremjë prej kampionësh.

Londinezëve u ka mbetur edhe një mundësi për të mos e cilësuar këtë sezon si të dështuar dhe ajo është Liga e Europës, ku edhe shihen si favoritët kryesorë për të triumfuar më 15 maj në Amsterdam.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 2 maj, ku do të përcaktohen edhe finalistët.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar