Tritan Shehu ironi me Çuçin: Dikush t’i shpjegojë se për t‘u bërë ministër duhet edhe vota në Kuvend, edhe betimi

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar sa i takon lajmit se Bledi Çuçi në cilësinë e ministrit ka shkuar për një takim në Universitetin Bujqësor. Shehu shkruan në rrjetin social Facebook se dikush duhet t’i shpjegojë Çuçit se për t’u bërë Ministër duhet edhe vota në Kuvend, edhe betimi. “Cuci shkon si Minister sot ne

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar sa i takon lajmit se Bledi Çuçi në cilësinë e ministrit ka shkuar për një takim në Universitetin Bujqësor.

Shehu shkruan në rrjetin social Facebook se dikush duhet t’i shpjegojë Çuçit se për t’u bërë Ministër duhet edhe vota në Kuvend, edhe betimi.

“Cuci shkon si Minister sot ne Universitetin Bujqesor??

Per nje takim me Rektoratin thone ne media!!

Ne fakt nga studentet e atyshem u prit si i tille…me protesta.

Shkoi si “breshka te nallbani”!

Sa i paduruar ky!
Tritan-Shehu

Dikush duhet t’i shpjegoj se per tu bere Minister duhet edhe vota ne Kuvend, edhe betimi…

Sepse keshtu me revan e filloi edhe nje kolegu i tij, por po ngel rruges.

Me mire se gjirokastritet e mencur askush nuk mund tja shpjegoje kete, se andej ne i themi “i duruari i fituari!”, shkruan Shehu.

/R.Bakalli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar