Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Tri mënyra për të qenë më të lumtur në punë

Tri mënyra për të qenë më të lumtur në punë

0 Komentet 🕔10.04.2013 - 13:34

Ndiheni të mbërthyer dhe të palumtur në punën tuaj? Nuk keni nevojë të gjeni një punë të re për të qenë më të lumtur – ju premtoj!

Nëse ndiheni të palumtur në punë, nuk jeni të vetmit; stresi i shkaktuar nga puna është një nga problemet më të shpeshta të raportuara nga personat e punësuar. Disa kanë klientë shumë kërkues si dhe afate kohore shumë të ngushta që duhen përmbushur. Të tjerë kanë menaxherë të paaftë, antipatikë apo nga ata të cilët presin që vartësit e tyre të injorojnë ose të mbulojnë praktika jo-etike. Megjithatë, ka edhe nga ata të cilëve thjesht nuk u pëlqen ajo që bëjnë, u duket e mërzitshme, jo përmbushëse ose pakuptim.

Nëse ndonjëra nga gjërat që përmendëm më lart është e njohur për ju, mos mendoni se ju duhet një punë tjetër që të ndiheni më të lumtur. Në fakt, të mundoheni të përmirësoni lumturinë tuaj, pavarësisht se ku jeni punësuar, mund të prodhojë rezultate të favorshme për vendin tuaj të punës; rezultate që dikur ju dukeshin të paarritshme.

Në fakt, studimet sugjerojnë se, krahasuar me ata që nuk janë të lumtur, njerëzit e lumtur janë drejtues më të mirë, më produktivë, më të mirë në përballimin e stresit, sëmuren më pak dhe kanë rroga më të larta. Megjithëse puna juaj mund të jetë e papërballueshme për momentin, të provuarit e strategjive të thjeshta të mëposhtme mund të transformojë eksperiencën tuaj ditore dhe t’ju dhurojë një ri-fillim të freskët në punë.

1. Shënoni tri gjëra që shkuan mirë

Mund të jetë e vështirë t’i imagjinoni, por fokusohuni në tri gjëra të mira që ndodhën sot në punën tuaj. Mendoni me kujdes në lidhje me kolegët, vendin ku punoni, llojin e punës që bëni dhe çdo detaj tjetër që mund t’ju sjellë në mendje gjëra pozitive në punën tuaj.

Sipas një studimi të kryer në një kompani ndërkombëtare teknologjie, punonjësit të cilët përmendën tri gjëra pozitive në lidhje me punën, një herë në javë për gjashtë javë rresht, ishin më të lumtur, më të motivuar, më produktivë dhe më të zellshëm në krahasim me kolegët e tyre të cilët nuk e bënë këtë aktivitet. Provojeni këtë në fund të ditës ose kur të shkoni në shtëpi. Nëse keni nevojë për frymëzim, mos shikoni më tutje sesa disa nga punët në “Punët më të këqija në Amerikë” dhe mund të zbuloni një vlerësim të ri për punën që bëni.

2. Mos i merrni gjërat personale

Është e natyrshme që të ndjeni armiqësi dhe pakënaqësi ndaj kolegëve tuaj. Kjo zakonisht ndodh sepse e marrim personale nëse dikush bën ndonjë koment të pakëndshëm ose e injoron kërkesën tonë për ndihmë. Mbani mend që, nëse juve nuk ju pëlqen puna juaj, me shumë mundësi as kolegëve tuaj nuk u pëlqen ajo. A nuk është e vështirë të jesh i sjellshëm dhe profesional çdo ditë në një punë në të cilën nuk jeni të kënaqur? Në nëntë nga dhjetë raste, nëse dikush bën diçka që ju mërzit, nuk ka asgjë personale me ju. Mendohuni për një moment dhe kujtoni ndonjëherë kur vetë ju keni bërë diçka që ka ndikuar negativisht dikë tjetër. A ishte personale? Nëse jo, atëherë lejojani edhe dikujt tjetër këtë lloj sjelljeje.

3. Vrojtoni me vëmendje emocionet tuaja negative

Është e pashmangshme që ju të përjetoni ndjenja të pakëndshme si frustrim, acarim, hidhërim ose xhelozi në vendin e punës. Emocione të tilla mund ta bëjnë të vështirë performancën në punë. Kur të përjetoni një emocion negativ, kujtoni që ju jeni i ndarë nga ajo ndjenjë; ajo ndjenjë nuk ju përcakton juve.

Për shembull, nëse jeni të nevrikosur, vrojtojeni me vëmendje emocionin tuaj nga larg, duke mbajtur shënim mënyrën se si ndiheni. Mund të jetë e dobishme për ju të mendoni: “E dashur mërzia ime, e di që je aty. Unë po kujdesem për ty”. Po ta bëni këtë gjë për vetëm disa minuta, mund të ndryshojë rrënjësisht përjetimin e emocioneve tuaja; ato nuk zhduken me magji, por një vrojtim i ndërgjegjshëm i bën ato më pak të predispozuar për të dominuar mendjen dhe për t’ju prishur ditën.

Shumica prej nesh kalojnë një pjesë të mirë të jetës në punë. Prandaj, pse të mos bëjmë çfarë mundemi që të ndihemi mirë gjatë kohës që jemi aty? Edhe nëse vendosni të gjeni një vend të ri pune, mund ta shijoni pjesën që ju ka mbetur tek puna aktuale. Puna juaj mund të mos jetë e shkëlqyer për t’ju dhuruar një argëtim të jashtëzakonshëm. Por, gjithmonë e keni aftësinë të nxirrni më të mirën nga një situatë e mjerë. Përdorni këto teknika të thjeshta për të rritur lumturinë tuaj, dhe do e shikoni që pas së gjithash, të shkuarit në punë të hënave në mëngjes mund të mos jetë edhe aq keq! /Start/Nermin Fiku

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr