“Tri dritare dhe një varje” premierë në 2014

“Tri dritare dhe një varje” premierë në 2014

Filmi “Tri dritare dhe një varje” do të jetë filmi që pritet të shfaqet në kinematë kosovare në fillim të vitit 2014. Filimi është një prodhim i kompanisë filmike CMB, i cili tashmë i ka përfunduar xhirimet e tij që kanë zgjatur plot 34 ditë dhe është me regji të Isa Qosjes dhe skenar të

Filmi “Tri dritare dhe një varje” do të jetë filmi që pritet të shfaqet në kinematë kosovare në fillim të vitit 2014.

Filimi është një prodhim i kompanisë filmike CMB, i cili tashmë i ka përfunduar xhirimet e tij që kanë zgjatur plot 34 ditë dhe është me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit..

Tematika kryesore që trajton ky film lidhet me pasojat e dhunimeve gjatë luftës. Kasti i aktorëve është tepër i pasur, në të marrin pjesë Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Xhevat Qorraj, Leonora Mehmeti, Selman Jusufi, Syle Kuqi, Basri Shala etj.

Producentët e filmit janë Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala, ndërsa drejtor fotografie Gokhan Tiryaki nga Turqia, xhirues i filmit fitues në Festivalin e Cannes, “Once upon a time in Anatolia”, të regjisorit turk, Nuri Bilge Cejlanit.

Filmi pritet të fillojë montazhin gjatë muajve të verës, ndërsa premiera e tij do të shfaqet në fillim të vitit 2014.

Edhe ky si çdo film tjerët e realizuar në Kosovë nuk mundi të shkëputej nga tmerret e luftës së Kosovës, pasi ajo ka qenë një nga ngjarjet më të tmerrshme e cila do të mbesë gjithmonë dëshmi e atyre viteve.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar