Tregu valutor, leku pozita të forta ndaj euros dhe dollarit

Në tregun e këmbimit valutor monedha vendase ka fituar pikë ndaj euros dhe ndaj dollarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 140,18 lekë, 0,08 lekë më pak se të prenten e javës së kaluar. Nga anatjetër dollari ka shënuar një zbritje më të fortë duke iu afruar

Në tregun e këmbimit valutor monedha vendase ka fituar pikë ndaj euros dhe ndaj dollarit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 140,18 lekë, 0,08 lekë më pak se të prenten e javës së kaluar. Nga anatjetër dollari ka shënuar një zbritje më të fortë duke iu afruar 105 lekë, ku të hënën shënonte 105,54 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare euro mbetet e fortë, ku të hënën u këmbye me 1,328 dollarë.

Sipas ekspertëve leku do të vazhdojë të ruajë pozita të forta në treg e favorizuar kjo edhe nga sezoni që sjell rritjen e euros në treg.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar