Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Tregu në Kavajë !

Tregu në Kavajë !

0 Komentet 🕔19.02.2014 - 18:06

Nga Redjon SHTYLLA

 

Revulucione të shumta kanë ndodhur këto shekujt e fundit, e nga askush nga ne nuk do të mund ti imagjinonte se si rrjeti social Facebook ose Twitter do të zevëndësonin telefonin e shtëpisë dhe vizitat e lodhshme nga një vend në tjetrin për të komunikuar me të afërmit tanë. Prindërit tanë mund të bënin ndonjë foto vetëm me raste festash e që do ishin të pakta në numër por sot ne mund të realizojmë foto e që do ti pasqyrojmë në  rrjetin social Instagram në mënyrë që fotot të kenë efektet e tyre.

 

Shqipëria po ecën përpara e gjatë këtyre viteve shumë gjëra janë përmirësuar, por që Kryeqyteti ynë Tirana tregon këtë pamje ndryshime e aq më pak qytetet e vogla. Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës,kryeqytetit të Shqipërisë por nga kushtet tregtare duket sikur janë me mijëra milje larg. Kavaja është një qytetet i lashtë por mesa duket lashtësia nuk e ka ndihmuar për të ecuar përpara. Godinat kanë ndryshuar e janë zhvendosur me të reja, rrugët kanë ndryshuar janë më të reja dhe më bashkëkohore.

 

Nëse bën një vështrim fare lehtë shikon e që mund të befasohesh sesi një qytet në 2014 ka një treg i cili ngjan me ato të filmave ku mjerimi ishte gjithçka. Tregu i Kavajës ka  një funksion shumë të rëndësishëm sepse aty konsumatorët Kavajës, blejnë dhe shpenzojnë për produktet e tyre të konsumit. Ajo që të çudit më së shumti është se tregu në vetëvete nuk është  një treg për të tregtuar por është një lagje e cila është e gjerë e që përdoret si treg. Në asnje vend të botës këto fenomeve nuk ekzistojnë sepse ka vende të posaçme për tregtimin e produkteve. Mund edhe të themi se në qytetin e Kavajës treg nuk ka ka por një lagje e cila përdoret për këtë shërbim.

DSCF2240

 

Midis pluhrit dhe rrugës me gropa qytetarët e Kavajës, një pjesë e konsumatorve në qeset e tyre të konsumit të përditshëm i kanë sytë tek këto produkte për ti blerë. I mbushin qeset e tyre  me fruta e perime që shiten jashtë çdo kushti higjenik. Ky treg ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga vendet e vogla ose të vetmet vende ku të ofrohet mundësia për të blerë edhe pse pamjet e komentojnë vetë gjendjen. Tregu nuk tregton  vetëm perime e fruta por aty shiten edhe produktet bulmetore, që të cilat kanë nevojë për disa kushte bazë që të tregëtohen në mënyrë që konsumatori të jetë i sigurtë për produktet që merr, e që duhet të kalojnë në disa kontrolle në mënyrë që të mos mbarnin rrezik për konsumatorët.

 

Globalizimi po zhvillohet dhe mendësia e njerzëve po ashtu por që ky treg duket sikur ka ngelur në akrepat e tij të orës që ngjan sikur ka shekuj që ka ngrirë. Konsumatorët ndoshta janë të kënaqur me faktin se po blejnë produkte fshati e që janë të shëndetshme, ato janë të shëndetshme por nga mënyra se si ato tregtohet mund të bëhen edhe një rrezik i madh për shëndetin. Sikur të mos mjaftonin edhe peshku shitet në kushte aspak të favorshme, në rrugë ku pluhri i makinave ose i kalimtarve dëmton atë që bëhet konsumues.

 

Në treg gjatë fundjavës kryesisht ditën e dielë që quhet edhe si dita më e rëndësishme për të blerë sepse ka shumë produkte. Në një pjesë të konsidurueshme të tregut mund të gjesh persona që tregtojnë rroba të vjetra ose të quajtuara ndryshe “ Rroba Gabi”. Kazani i plerave ngjyrë i verdhë është aty ngjitur me perimet e me frutat, që do të konsumohen. Gjatë kohës që mund ti blesh, ti rrezik sepse anësh teje mund të jetë ndonjë gropë me ujë e që në një moment pakujdesie mund të të rrëshkasë këmba dhe mund të rrëzohesh. Shitja e perimeve dhe e frutave mund të pranohet sepse ato mund të pastrohen me ujë të rrjedhshëm por kur bëhet fjala për produktet bulmetore si qumështi i cili qëndron për disa orë në diell ose vezët, djathi, është e pa tolerueshme shitja e tyre në këto kushte.

DSCF2231

Në vitet 2000 në qytet ekzistonte një godinë e posaçme vetëm për produktet bulmetore e mund të mos përbënin aq shumë rrezik por ajo ndërtesë doli jashtë funksionin me premtime se do të ndërtohej një e re. Shqetësuese është se si vetë konsumatorët blejnë dhe rendin tek këto produkte. Bashkia bën vetëm punën për të mbledhur taskat e saja dhe ka vendosur në hyrje dhe në dalje të tregut forca policore, për të ruajtur rendin në vend të të vendosë kontrolle për këtë produkte. Bashkia sapo ka përfunduar rindërtimin në kushte shumë Europiane të tregut Indistrial, por që në vend të krijohet një vend i sigurtë në rrallë të parë për shëndetin e konsumatorit, u ndërta një treg Industrial. Qyteti i Kavajës  ashtu si edhe qytetet e tjera të vendit po përballet me kaos urbanistik, ku mania e shfrytëzimit të hapësirave publike për të tregtuar e për të nxjerrë të ardhura po kalon çdo kufi dhe thyer çdo ligj.

Te vetmit që ndjejnë këto shqetësime natyrisht që janë qytetarët të cilët vazhdojnë të paguajnë taksa ndaj institucioneve vendore, për ndriçim, gjelbërim apo hapësira publike, që për ironi të fatit,ka viteve që nuk ofron një qetësi por edhe kushte bazë të të jetuarit, sepse tregtarët duan ti shesin aty produktet e tyre. Ajo që vërehet re më së shumti janë ato rrugë të cilat nuk janë në kushte të përshtatshme për të ecur makina e jo më shumë për të tregtuar. Ujërat e zeza dalin në rrugë dhe përbëjnë një rrezik të madh për produktet që janë aty pranë.

Organizimi  është sikur je në një grumbull grumbull plerash të cilat janë të hedhuara aty. Kur është dita e dielë, ditë ku bëhet edhe tregu i madh, shitësit i shikon si gjela që zihen për arsye se përse je te vendi im, ik nga vendi im ,e ku më tepërt nuk mungojnë ofendimet banale. Nuk ka një sistem të rregull por kush është i zoti, merr vendin më të mirë.

DSCF2235

Qytetarët shprehen se nuk kanë se si të veprojnë sepse produktet ata duhet ti marrin, sepse po ti blejnë në supermarkete sikurse shprehet një Zonjë e nderuar se: Nuk i dua ushqimet si fruta e perime në supermarket, se më shtrenjtë janë në krahasim me këto që blej këtu, se këtu janë prodhime fshati dhe janë të sigurta, e kur shkoj në shtëp i laj me ujë të rrjedhshëm dhe nuk ka problem. E di që e mira është të kemi një treg të sigurt dhe të saktë, ku edhe fshatarët të vinë përditë dhe jo vetm një herë në javë”. Fjalët e zonjës janë shumë të vërteta dhe duhet punuar shumë për një treg të kushtete të mira higjenosanitare.

Shqetësimi që ngrejnë qytetarët dhe ato të higjenës është fakti që këto prodhime, ato bulmetore kryesisht shiten në qiell të hapur dhe konsumimi i tyre ndikon drejtëpërsëdrejti në shëndetin tonë shprehen qytetarët.
Helmimet nga ushqimet që rrijnë në diell apo e pijeve të ekspozuara po në këto kushte përbëjnë rrezik të madh.

DSCF2224 DSCF2225 DSCF2226 DSCF2227 DSCF2229 DSCF2233 DSCF2236 DSCF2237 DSCF2239DSCF2238

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

E premte E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 17, 2017
Clear
19°/6°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 18, 2017
Clear
19°/10°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on March 19, 2017
Pjesërisht vranët
19°/7°
E premte E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on March 17, 2017
Clear
17°/3°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on March 18, 2017
Mostly Cloudy
16°/6°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on March 19, 2017
Mostly Cloudy
18°/6°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on April 23, 2017
Pjesërisht vranët
18°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 24, 2017
Clear
19°/4°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on April 25, 2017
Clear
22°/6°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr