Tregtia Shqipëri-Kosovë

Eksportet shqiptare në Kosovë për herë të parë që nga vitit 2007 shënuan rënie. Sipas të dhënave  zyrtare të tregtisë pengesat e shfaqura verën e kaluar me zhvendosjen e magazinave doganore në Kosovë bënë që eksportet tona në tregun shqipfolës të bien me 6% dhe vëllimi i tregtisë me Kosovën  të shënoj një rënie të

Eksportet shqiptare në Kosovë për herë të parë që nga vitit 2007 shënuan rënie. Sipas të dhënave  zyrtare të tregtisë pengesat e shfaqura verën e kaluar me zhvendosjen e magazinave doganore në Kosovë bënë që eksportet tona në tregun shqipfolës të bien me 6% dhe vëllimi i tregtisë me Kosovën  të shënoj një rënie të lehtë.

Të hënën në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes erdhi propozimi i grupit akademik këshillues  për krijimin e hapsirës së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ky ishte propozimi i parë i grupit akademik këshillues, që ministri Arben Ahmetaj ka zgjedhur të ketë pranë vetes.

Krijimi i një tregu të përbashkët duket si një ëndërr e largët edhe pas ndërtimit të rrugës së kombit e madje dhe pas mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të dy vendeve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar