Tregtia e makinave sipas parametrave të BE-së

0

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese  grupet e interesit që operojnë në fushën e tregtisë së makinave kanë kërkuar për herë të parë që ky treg të funksionojë si në vendet e Bashkimit Europian.

Për qarkullimin e automjeteve dhe tregtinë e tyre kërkohen të zbtohen të njëjtat parametra,që funksionojnë edhe në tregun e vendeve te Bashkimit Europian, por deputetët e komisionit të veprimtarive prodhuese nuk janë bindur për një zgjidhje të arsyesme.

Shitblerjet në bazë të parametrave europianë  duken të largëta për sa kohë që ligjvënësit nuk janë të bindur në këtë nismë dhe raporti mes mjeteve të vjetra dhe të reja që hyjnë në vend mbizotërojnë mjetet e vjetrat.

Deputetët propozuan të përcaktohet qarkullimi i automjeteve në bazë të nivelit të emëtimit të karbonit për mbrojtjen e ambientit. Ndërkohë që ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj pohoi se vitin tjetër, do të rikthehen taksat e larta për automjetet e vjetra në qarkullim.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here