Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Tre ditë konferencë ndërkombëtare në ‘‘Bedër’’, turqishtja mes ballkanasve

Tre ditë konferencë ndërkombëtare në ‘‘Bedër’’, turqishtja mes ballkanasve

0 Komentet 🕔14.11.2013 - 11:57

‘‘Turqishtja në Ballkan’’ është tema e Konferencës së II Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Letërsisë që nis punimet ditën e enjte, në orën 09:30, në mjediset e Universitetit Hëna e Plotë Bedër. Konferenca, e cila ka në qendër të saj marrëdhëniet e gjuhës turke me gjuhët e ballkanit, organizohet nga Universiteti Bedër në bashkëpunim me Universitetin Jëlldëz (Yıldız Üniversitesi) në Turqi dhe në të do të marrin pjesë studiues gjuhësor e letrarë nga disa vende të botës.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet nga ora 09:30 e ditës së enjte, deri në orën11:00 të ditës së shtunë. Ndërkohë që ditën e dielë është menduar organizimi i një shëtitjeje të pjesëmarrësve në një nga qytetet e Shqipërisë.

Shefi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Bedër, njëherazi drejtues i punimeve të konferencës, Dr. Adem Balaban, në një publikim në faqen zyrtare të konferencës shkruan se qëllimi i saj është analizimi i veprave letrare ballkanike në gjuhën turke, shqyrtimi i marrëdhënieve gjuhësore mes turqishtes dhe gjuhëve ballkanike dhe ndikimi i tyre tek njëra-tjetra, si dhe përdorimi dhe mësimi i turqishtes në ditët e sotme.  Këto janë edhe temat në të cilat do të përqëndrohen diskutimet e folësve.

Në konferencë janë regjistruar 102 pedagogë dhe akademikë nga shtete të ndryshme të botës, kryesisht nga vendet e Ballkanit dhe Azisë. Konkretisht do të prezantojnë pikëpamjet e tyre mbi temën studiues nga Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina,Turqia, Qipro, Iraku, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Gjermania. Simpoziumet do të mbahen në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht.

Gjithashtu pritet pjesëmarrja e personaliteteve nga bota e medias dhe diplomacisë në Shqipëri.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji që organizohet nga Universiteti Bedër. Një vit më parë kjo konferencë u hap me temën “Aspekte të përbashkëta në kulturën turke dhe shqiptare” dhe gjatë saj iu kushtua rëndësi pasurimit të ndërsjelltë që dy gjuhët i kanë sjellë njëra-tjetrës, si dhe ndikimit kulturor  të dyanshëm të një bashkëjetese shmëvjeçare mes tyre. Gjuha turke është përhapur në Ballkan gjatë qeverisjes së Perandorisë Osmane dhe gjen përdorim të gjerë edhe sot e kësaj dite.

/Romina Qama/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr