Trazirat politike në Bangui(Afrikë), 394 viktima në 3 ditë.

Ndërhyjnë trupat ushtarake franceze, 2 prej tyre humbasin jetën në kushte  jo shumë të qarta. Kryeqyteti I Afrikës Qëndrore, Bangui, përgjaket nga sulmet e luftëtarëve rivalë muslimanë dhe të krishterë qëkurëse udhëheqësi rebel Michel Djotodia rrëzoi Presidentin Francois Bozize në mars. Pas këtyre zhvillimeve republika e Afrikës Qëndrore ka qenë në kaos. Vetëm në 3 ditë janë vrarë 394 njerëz, shumica kanë qenë fëmijë. Vendi është në tension. Këshilli I sigurisë I Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar dërgimin e trupave franceze për të kontrolluar gjendjen dhe për të ruajtur stabilitetin. Nga 1600 ushtarë që u dërguan në Bangui nga trupa franceze, 2 prej tyre u vranë. Presidenti I ShBA Barack Obama bën thirrje për qetësi dhe ndëshkim të atyre që kryejnë krime dhe nxisin tensione. Borana Belegu]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar