Trazirat në Turqi po dëmtojnë turizmin

Protestat në sheshin “Taksim” në Stamboll dhe ato në “Gezi” kanë shkaktuar dëme të mëdha në turizëm, ku sipas raportit të Shoqatës së Hotelierëve, Menaxherëve dhe Investitorëve në Turizëm humbjet kapın shifrën 54 milionë euro. “Për dy javë janë anulluar mbi 140 000 rezervime ndërkohë që hotelet janë mbushur me vetëm 30% të kapaciteteve”, thotë

Protestat në sheshin “Taksim” në Stamboll dhe ato në “Gezi” kanë shkaktuar dëme të mëdha në turizëm, ku sipas raportit të Shoqatës së Hotelierëve, Menaxherëve dhe Investitorëve në Turizëm humbjet kapın shifrën 54 milionë euro.

“Për dy javë janë anulluar mbi 140 000 rezervime ndërkohë që hotelet janë mbushur me vetëm 30% të kapaciteteve”, thotë kjo shoqatë.

Numri i përgjithshëm i rezervimeve në Stamboll ka kaluar shifrën 215 000, duke shënuar një humbje prej 54,7 milionë euro për 298 hotele në qytet. Sipas llogaritjeve një pushues në Stamboll harxhon disa qindra euro.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar