Toyota synon t’i dërgojë njerëzit në Hënë

0

Brenda këtyre 10 viteve, Toyota synon t’i dërgojë njerëzit në Hënë.Prodhuesi i makinave po bashkëpunon me agjencinë hapësinore të Japonisë JAXA, për të ndërtuar një makinë me energji elektrike që mund të lëvizë në Hënë.

“Kjo makinë do të jetë në gjendje të mbajë 2 njerëz dhe të përshkruajë kilometra në sipërfaqen e Hënës,” ka deklaruar një përfaqësues i kompanisë. Automjeti do të projektohet në mënyrë të tillë që austronautët të jetojnë në brendësi të tij pa veshur kostumet hapësinore.

Automjetet elektrike dhe me karburant mund të udhëtojnë shumë më tepër sesa ato me bateri, gjë që e bën teknologjinë e përshtatshme për projektin hënor.

Drejtori i Toyota, Akio Toyoda tha se, projekti tregon besim në “qëndrueshmërinë dhe performancën e ngarjes” së automjeteve dhe teknologjinë e re të qelizave të karburantit për fuqizimin e makinave elektrike.

S.KURTAJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here