Toure pritet t’i japë lamtumirën Sitit

Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Gianluca Di Mazio, agjenti i  Yaya Toure-së, Dimitri Seluk ka dhënë nje intervistë për Sky Sport ku ka deklaruar se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Manchester City me 90% këtë verë: “Kjo është 90% e sigurtë.  Ai do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj

Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Gianluca Di Mazio, agjenti i  Yaya Toure-së, Dimitri Seluk ka dhënë nje intervistë për Sky Sport ku ka deklaruar se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Manchester City me 90% këtë verë:

“Kjo është 90% e sigurtë.  Ai do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere ,asgjë nuk është vendosur por ne jemi duke pritur deri në fund të sezonit’’.

“Yaya Toure mundet  vërtetë të vij në Itali, për të janë të interesuara Inter,që dëshiron të blej atë por Manchester City e ka ofruar lojtarin në marrëveshje me Juventus për të sjellë Paul Pogba në Etihad Stadium’’.

Gjithcka mbetet të shihet gjatë ditëve te ardhshme ku merkato do të jetë shumë e nxehtë dhe mund te rezervoj edhe surpriza, shkruan në profilin e tij mbreti i merkatos Gianluca Di Mazio.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar