Totozani apel të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë

Totozani apel të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë

Avokati i Popullit , Igli Totozani u ka bërë dje  apel të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë në Greqi që të vetëdorëzohen me qëllim shmangien e ndonjë incidenti me pasojë humbjen e jetës. “Ne mendojmë se vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili

Avokati i Popullit , Igli Totozani u ka bërë dje  apel të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë në Greqi që të vetëdorëzohen me qëllim shmangien e ndonjë incidenti me pasojë humbjen e jetës.

“Ne mendojmë se vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë.

Dhe në të njëjtën kohë i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin Grek që të luajnë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë dhe garantimit të jetës së tyre” thekson Totozani.

Avokati i Popullit shprehu shprehu keqardhjen për 3 viktimat ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të gjejnë të gjitha rrugët për të arritjen e një zgjidhje të kësaj situate.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar