Totenhem, Realit: Bejl kushton 120 milionë euro

0

Totenhem ia bën të qartë Reali Madridit se uellsiani Gareth Bejl kushton 120 milionë euro dhe pa u ofruar kjo shifër Totenhem nuk ulet për bisedime.

Presidenti i “Spurs”, Daniel Levi është i vetëdijshëm se futbollisti Uellsian është ëndrra e homologut të tij madrilen Florentino Perez, i cili e sheh 24-vjeçarin në qËndër të projektit të tij.

Për këtë arsye Perez është gati të bëjë një çmenduri, të paguajë më shumë se 96 milionë euro që derdhi në arkat e Manchester United, për transferimin e Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”. Nëse kjo do të ndodhë, Gareth Bale do të shndërrohej blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here