Toponimet, zgjidhet përkohësisht çështja

Toponimet, zgjidhet përkohësisht çështja

Fëmijët shqiptarë që kanë lindur në Greqi  deri më 5 shtator do të mund të kalojnë kufirin, pavarësisht problemeve me toponimet në pasaportat e tyre.  Leja e përkohshme është konfirmuar nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë që kalimi nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të vijojë normalisht në ditët në vijim. Kjo gjë është

Fëmijët shqiptarë që kanë lindur në Greqi  deri më 5 shtator do të mund të kalojnë kufirin, pavarësisht problemeve me toponimet në pasaportat e tyre.  Leja e përkohshme është konfirmuar nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë që kalimi nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të vijojë normalisht në ditët në vijim.

Kjo gjë është arritur pas takimit që drejtori i doganës së Kapshticës, Ylber Zyberi, pati me homologun e tij grek.

Shteti grek kërkon që emrat e qyteteve greke të shënohen në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe, siç ështe aktualisht. Prandaj prej më shumë se 1 viti Athina nuk ka lejuar kalimin në kufi të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, të lindur në Greqi, ndërsa kanë dhënë leje të përkohshme vetëm në raste festash apo siç ishin edhe zgjedhjet e 23 qershorit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar