Toponimet, Greqia toleron kalimin e fëmijëve vetëm për një javë

Toponimet, Greqia toleron kalimin e fëmijëve vetëm për një javë

Autoritetet greke të pikës doganore në Kapshticë kanë njoftuar palën shqiptare për kalimin normal të fëmijëve shqiptarë që kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre. Emrat në shqip për fëmijët e lindur në Greqi nuk do të sjellin pengesa deri në datë 7 maj. Sipas njoftimit, pas kësaj date nuk lejohet kalimi i kësaj

Autoritetet greke të pikës doganore në Kapshticë kanë njoftuar palën shqiptare për kalimin normal të fëmijëve shqiptarë që kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre.

Emrat në shqip për fëmijët e lindur në Greqi nuk do të sjellin pengesa deri në datë 7 maj. Sipas njoftimit, pas kësaj date nuk lejohet kalimi i kësaj kategorie. Nëse e kalojnë këtë datë do të jenë të detyruar të kalojnë nga dogana e Kakavijës, ku afati i dhënë nga pala greke është deri më 12 maj.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur problem me shtetasit shqiptarë të cilët shkojnë tek të afërmit e tyre për festën e Pashkëve në Greqi. Me dhjetra qytetarë janë kthyer me pretekse të ndryshme në lidhje me dokumentacionet apo me shumën e parave që duhet të kishin me vete.

Disa prej të kthyerve pohuan se  përveç dokumentacionit të rregullt, u kërkohej të kishin 4 mijë euro si garanci për qëndrimin e tyre në Greqi. Sipas tyre, kjo kërkesë ka qenë e qëllimshme nga pala greke për të penguar kalimin normal të tyre.

/Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar