Topi: Dorëheqja e Berishës, hap pozitiv

Topi: Dorëheqja e Berishës, hap pozitiv

Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike, gjatë një konference për shtyp duke deklaruar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve falenderoi qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për  pjesëmarrje në votim. Topi cilësoi si hap pozitiv dorëheqjen e Sali Berishës nga Partia Demokratike, gjithashtu shtoi se, e djathta shqiptare ka nevojë për reflektim. “FRD njeh

Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike, gjatë një konference për shtyp duke deklaruar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve falenderoi qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për  pjesëmarrje në votim.

Topi cilësoi si hap pozitiv dorëheqjen e Sali Berishës nga Partia Demokratike, gjithashtu shtoi se, e djathta shqiptare ka nevojë për reflektim.

“FRD njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për pjesëmarrje në votim, urojmë fituesit dhe inkurajojmë të mbajnë premtimet duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare në jetësimin e alternativës së pushtetit. Rezultati ynë meriton nje analizë te thellë, proces të hapur brenda nesh për të parë, hapat ku gabuam dhe për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen tonë politike”- tha Topi në fjalën e tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar