Topalli: Uroj që kryetari i ri t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores

Urimeve për zgjedhje e kryetarit të ri të PD në rrjetin social Facebook i është shtuar edhe Kryeparlamentarja në detyrë Jozefina Topalli. Topalli uroi kryetarin e ri me optimizmin se shumë shpejt do t’i çojë demokratët drejt fitores, nga ana tjetër Kryeparlamentarja shkruan se demokratët bënë një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik.

Urimeve për zgjedhje e kryetarit të ri të PD në rrjetin social Facebook i është shtuar edhe Kryeparlamentarja në detyrë Jozefina Topalli.

Topalli uroi kryetarin e ri me optimizmin se shumë shpejt do t’i çojë demokratët drejt fitores, nga ana tjetër Kryeparlamentarja shkruan se demokratët bënë një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik.

“Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre! Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, me qytetarinë dhe emancipimin e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti.

 Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proçes emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik.

Sot, Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores! Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe antareve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për t’u ringritur”, shkruan Jozefina Topalli.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar