Topalli: Këta janë barbarë, po dhunojnë varret e të pushkatuarve nga komunizmi

0

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar ashpwr pas bwrjes publike të lajmit se janë dhunuar 11 varre të të pushkatuarve nga regjimi komunist në Ballsh.

Ajo e cilëson atë si një incident të izoluar, dhe e vendos në një kontekst më të gjerë ngjarjen, duke aluduar për ardhjen e komunistëve sërish në pushtet.

“Me rastin e Konferencës së Pezës dhe rishfaqjen përballë qeveritarëve të portreteve të Enver Hoxhës.

Jo një, jo dy, por 11 varre të të pushkatuarve nga regjimi komunist janë dhunuar para 2 ditësh në varrezat e qytetit të Mallakastrës! Por dhe vetëm një varr të dhunohej, një shoqëri e civilizuar reagon, sepse ky është vandalizëm!

Dhunimi me seleksionim i 11 varreve të 11 të pushkatuarve nga regjimi komunist është edhe më makabre!!

Armiq i shpallen për së gjalli dhe i pushkatuan për pikëpamjet e tyre politike! Armiq u duken dhe sot, edhe për së vdekuri dhe në akt makabër, dhunojnë varrezat e tyre! O Zot sa URREJTJE ka edhe sot! As pushtuesit nuk sillen kështu! Dhunuesit duhet të gjenden e të vihen para ligjit dhe opinionit publik! Le të bashkohemi me thirrjen e familjarëve të tyre e të kërkojmë dënimin e barbarëve!” shkruan Topalli në FB.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here