Topalli: E sigurt mbështetja e mësuesve për PD-në

Topalli: E sigurt mbështetja e mësuesve për PD-në

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli pas një takimi miqësor me arsimtarët e Shkodrës, krijoi besimin e duhur se ky komunitet do të mbështesë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas ndjekjes së një koncerti të realizuar nga grupet artistike të këtij qyteti, në fjalën e saj kryeparlamentarja shprehu konsideratat më të mëdha për këtë

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli pas një takimi miqësor me arsimtarët e Shkodrës, krijoi besimin e duhur se ky komunitet do të mbështesë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.

Pas ndjekjes së një koncerti të realizuar nga grupet artistike të këtij qyteti, në fjalën e saj kryeparlamentarja shprehu konsideratat më të mëdha për këtë shtresë të nderuar të shoqërisë shqiptare.

“Misioni i mësuesit është misioni më fisnik. Influenca e mësuesit tek fëmija është unike, e pazëvendësueshme. Ndaj dhe ne, edhe kur kalojmë moshën, edhe kur kalojnë vitet, kur shohim mësuesit, e lidhim me atë që ato na kanë dhënë. Sigurisht e lidhim me atë moshë në të cilën njeriu është i uritur për të marrë njohuri për të mësuar me çdo kusht dhe provon veten në garën e dijes, në garën e ecjes përpara që është gara më e bukur që të jep sodisfaksionin më të madh”, u shpreh zonja Topalli.

Ndërkaq, Topali evidentoi disa nga arritjet e qeverisë demokrate. “Gjatë kësaj periudhe kemi rritur 3-fish numrin e studentëve në universitete, kemi rritur me 32 për qind numrin e maturantëve, kemi rritur nga 120 deri në 140 për qind rrogat e arsimtarëve të të gjitha niveleve”, shtoi kryetarja Topalli.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar