Tokio, stërvitje në rast sulmi nga Koreja e Veriut

Rreth 350 vullnetarë japonez kanë zhvilluar një stërvitje për evakuim në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Kryeqytetasit japonez morën pjesë në stërvitjen e kryer në parkun Tokyo Dome City, stacionin Korakuen dhe Kasuga të qytetit. Kjo ishte e para stërvitje që mbahej në Tokyo, pasi janë zhvilluar edhe shumë të tjera

DUH6NytVwAAZDe0

Rreth 350 vullnetarë japonez kanë zhvilluar një stërvitje për evakuim në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Kryeqytetasit japonez morën pjesë në stërvitjen e kryer në parkun Tokyo Dome City, stacionin Korakuen dhe Kasuga të qytetit.
Kjo ishte e para stërvitje që mbahej në Tokyo, pasi janë zhvilluar edhe shumë të tjera në qytete më të vogla japoneze

Në televizionet japoneze janë transmetuara pamje që tregonin vullnetarët që vraponin për tu strehuar në stacionet e nëndheshme të metrosë dhe në hapësira nëntokësore që do të shërbenin si strehime në rast të një sulmi. Në rast të një lufte të mundshme me Korenë e Veriut stërvitja reflekton përpjekjet e qeverisë japoneze për të qenë në gadishmëri.

Zyrtar të qeverisë japoneze deklaruan para vullnetarëve se një raketë nga Koreja e Veriut do të mbërrijë në më pak se 10 minuta dhe paralajmërimi i parë vjen vetëm tre minuta pas lançimit, çka na jep ne vetëm rreth pesë minuta për të gjetur një strehim. Jo më larg se nëntori i 2017, Pentagoni gjurmoi një raketë koreano-veriore që ra në detin e Japonisë.

“Problemi koreano-verior po bëhet gjithnjë e më shqetësues për ne. Niveli i kërcënimit është i paprecedentë dhe për më tepër, raketat e tyre mund të mbërrijnë tani edhe evropën”, tha ministri japonez.

Menjëherë më pas, autoritetet japoneze dhe koreano-jugore thirrën takime emergjente për të diskutuar për kërcënimin e një lufte bërthamore. Pavarësisht shpresës së pjesëmarrja e Koresë së Veriut në lojërat olimpike të muajit të ardhshëm në Korenë e Jugut, do të zbusë tensionet në rajon, ministri i Jashtëm japonez ka thënë se qeveria po kërkon në mënyrë aktive partnerë për të krijuar një aleancë ndërkombëtare kundër Penianit.

Përgatiti: E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar