Tiranë: Reagon Ambasada Egjiptiane, ngjarjet në Egjipt, jo grusht shteti

0

Ambasada e Egjiptit në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka sqaruar se ndryshimet e fundit politike në Egjipt, që kanë ardhur si rezultat i revoltës popullore, nuk kanë asnjë lidhje me atë çka po interpretohet si grusht shteti.

“Çdo përpjekje për ta paraqitur si grusht shteti atë që ndodhi gjatë ditëve të fundit, është e pabazuar në fakte dhe pa sens objektiviteti apo një përqasje të saktë ndaj asaj që po ndodh këto ditë në Egjipt”, thuhet në njoftimin per shtyp të shpërndarë nga selia diplomatike e Egjiptit në vendin tonë.

Nga ana  tjetër bëhet e ditur se axhenda e punës së Presidentit të Përkohshëm të Republikës ka si pikë thelbësore “thirrjen e një Referendumi Popullor, brenda 30 ditëve, që të vendosë mbi amendamentet e propozuara kushtetuese”.

Gjithashtu ambasada njofton se: “Nëse referendumi miraton amendamentet kushtetuese, Presidenti i Republikës do të vendosë brenda 15 ditëve mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në një distancë kohore jo më pak se një muaj dhe jo më shumë se dy muaj. Përcaktimi i Zgjedhjeve Presidenciale do të bëhet një javë nga seanca e parë e Kuvendit të Ri të zgjedhur.”

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here