Kapet autori i vjedhjes së 7 automjeteve

0

Sot gjatë mesditës, policia e kryeqytetit  arrestoi 32 vjeçarin Endri Kroji. Ky shtetas akuzohet për një sër vjedhjesh të ndodhura kohët e fundit në Tiranë.

Gjatë muajit tetor ai ka vjedhur në bulevardin Zhan Dark një veturë tip “Ford” dhe po gjatë këtij muaji ka vjedhur në automjetin “Audi A3” një kompjuter laptop.

Për të kaluar më tej në muajin nëntor, ku në rrugën “A.Z. Çajupi” ka vjedhur në automjetin tip “Volsvagen CADY” me targë AA 793 Al. Ndërkohë vetëm një ditë më pas ka vjedhur në veturën  “Benz A Class”. Për të kaluar më tej tek vjedhja e radhës në mjetin “Peugeot” me targa TR 3358 R.

Ndërsa dy rastet e fundit të vjedhjeve dyshohet të kenë ndodhur në fundin e muajit nëntor. Konkretisht në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe pas shkollës 9 vjeçare “Pjetër Budi”. Përkatësisht makinën tip “Smart” me targa AA 929 GT dhe veturën e paidentifikuar të një shtetasje.

Sipas policisë Kroji ka vepruar i vetëm në të gjitha këto raste duke përdorur si mënyrë të vetme thyerjen e xhamave të makinave dhe plaçkitjen e laptopave apo edhe të çantave. Më pas i akuzuari ua shiste këto subjekte personave të ndryshëm në Tiranë.

Gjatë arrestimit të tij u bë edhe sekuestrimi i dy kompjuterave laptopë ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here