Tiranë, transporti urban nesër 4 orë grevë

0

Transporti urban do të zhvillojë neser një grevë 4-orëshe. Greva do të nisë nga ora 05.00 deri në orën 09.00 të mëngjesit duke ndërprerë shërbimin për qytetarët.  Ky është një vendim i marrë nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit  Urban, e cila thekson se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagës nga punonjësit e transportit urban.

Sipas shoqatës së transportit dy janë kërkesat që shtohen; së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbim dhe e dyta rritja e ҫmimit të biletës.

Kjo është greva e dytë e zhvilluar nga transporti urban, pas një greve  3 orëshe e cila krijoi kaos në rrugët e kryeqytetit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here