Tiranë, tenton të vrasë gruan me sopatë

Parandalohet në Tiranë një tjetër krim në familje. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47-vjec. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se bashkëshorti ka pasur një sherr me gruan, ka tentuar ta godasë edhe me

Parandalohet në Tiranë një tjetër krim në familje. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47-vjec.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se bashkëshorti ka pasur një sherr me gruan, ka tentuar ta godasë edhe me mjete prerëse (sëpatë), por me ndërhyrjen e familjareve të tjerë është mundur të shmanget kjo ngjarje.

Vjollca Hysa, bashkëshortja e dhunuar ka bërë menjëherë kallëzimin dhe falë saj policia ka mundur të arrestojë burrin dhunues.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes çiftit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar