Tiranë, tenda e shpëton pasi bie nga kati i katërt

Tiranë, tenda e shpëton pasi bie nga kati i katërt

Ka qënë duke qëndruar në dritare por ka humbur ndjenjat dhe mund të kishte pasur një fat tragjik. I moshuari Pëllumb Xhabeji  ndërsa qëndronte në një banesë përballë kompleksit “Tajvan”,  ka humbur kontrollin por është pritur nga një tendë. Ndërhyrja në kohë reale e shërbimit zjarrfikës dhe uniformave blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e

Ka qënë duke qëndruar në dritare por ka humbur ndjenjat dhe mund të kishte pasur një fat tragjik.
I moshuari Pëllumb Xhabeji  ndërsa qëndronte në një banesë përballë kompleksit “Tajvan”,  ka humbur kontrollin por është pritur nga një tendë.

Ndërhyrja në kohë reale e shërbimit zjarrfikës dhe uniformave blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga rreziku.  Pas një konsulte me mjekun e urgjencës, Pëllumb Xhabeji është dërguar për një kurim të mëtëjshëm në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

Për disa minuta ngjarja ka ngjallur panik tek qytetarët, pasi pozicioni ku kishte rënë i moshuari nuk mund të ndërhyhej pa mbërritjen e zjarrfikësve.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar