Tiranë, situatë alarmante me varrezat, bashkia kërkon hapësira të reja

0

Situata me varrezat në Tiranë është tepër alarmante. Për muaj më radhë, janë shfrytëzuar për varre edhe rrugicat ndarëse midis parcelave në varreza, por duket tashmë kanë mbaruar edhe ato hapësira. Nisur nga kjo situatë,Bashkia e Tiranës i bën thirrje Ministrise së Brendshme të marrë masat e menjëhershme për të zhbllokuar procedurat e shpronësimit për zgjerimin dhe sistemimin e varrezave publike.
Në një deklaratë për mediat, bashkia pranon gjendjen tejet alarmante në varrezat e Sharrës dhe Tufinës.
“Bashkia e Tiranës i ka dërguar prej disa muajsh Ministrisë së Brendshme kërkesën për shpronësim të pasurive të paluajtshme që preken nga zgjerimi i varrezave publike, Ministria e Brendshme vazhdon të heshtë”- thuhet ne njoftim.
Bashkia thekson se “i kërkon ministrisë së Brendshme të marrë masa të menjëhershme, për të zhbllokuar procedurën e shpronësimit për zgjerimin dhe sistemimin e varrezave publike”.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here