11 parcela me lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në zonën e Zall-Bastarit në Tiranë. Sipas operacionit të koduar “Luca 1” është bërë një kontroll i imtësishëm i territorit duke zbuluar 11 parcela të mbjedha me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në pyllin e fshatit Luce-Zall Mne, Komuna Zall-Bastar, Tiranë. Nga veprimet
11 parcela me lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në zonën e Zall-Bastarit në Tiranë.
Sipas operacionit të koduar “Luca 1” është bërë një kontroll i imtësishëm i territorit duke zbuluar 11 parcela të mbjedha me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në pyllin e fshatit Luce-Zall Mne, Komuna Zall-Bastar, Tiranë.
Nga veprimet e kryera u asgjësuan 1910 bimë narkotike, me anë të djegies me zjarr, ndërsa janë sekuestruar 20 bimë në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këto bimë janë kultivuar nga shtetasit Nazmi Mahmuti, 46 vjeç dhe Bilal Aruçi, 40 vjeç, të dy banues në Kamëz, Tiranë.
Materialet e mbledhura do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikë”
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *