Tiranë, policia merr masa për procesin zgjedhor

Sot në një konference për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj njoftoi se për zhvillimin sa më normal të procesit zgjedhor në kryeqytet, do të angazhohen të gjitha forcat e policisë. Konkretisht plani i policisë ndahet në katër faza, të cilat kanë nisur që nga trajnimi i oficerëve të policisë, ruajtja e 18

Sot në një konference për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj njoftoi se për zhvillimin sa më normal të procesit zgjedhor në kryeqytet, do të angazhohen të gjitha forcat e policisë.

Konkretisht plani i policisë ndahet në katër faza, të cilat kanë nisur që nga trajnimi i oficerëve të policisë, ruajtja e 18 KZAZ-ve dhe 1422 qendrave të votimit më 23 qershor.

Faza e parë është ajo përgatitore ku në bashkëpunim me OSBE-në janë trajnuar rreth 1650 efektiva, faza e dytë është fushata zgjedhore për mbarëvajtjen e mitingjeve të partive politike, faza e tretë është zhvillimi ivotimit dhe shoqërimi i kutive të votimit dhe faza e katërt është ajo e ruajtjes së qendrave të numërimit të votave”, tha Çaushaj në fjalën e tij.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar