Zjarri përfshin Pediatrinë në QSUT

0

Reparti i Pediatrisë në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza” në Tiranë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në brendësi të bodrumit të Pediatrisë, ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima por vetëm dëme materiale.

Kjo ngjarje ka krijuar panik dhe tension tek pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët janë nxjerrë menjëherë  në oborr.

Flakët e zjarrit nuk kanë qenë tëpër të mëdha, por tymrat dhe gazrat kanë bërë që punonjësit e zjarrfikësve dhe policia të evakuojnë fëmijët dhe stafin jashtë ambienteve të Pediatrisë.

Menjëherë pas shuarjes së zjarrit policia ka nisur mënjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here