Tiranë, një i arrestuar dhe dy në kërkim për falsifikim dokumentash

Operacioni i policisë së Tiranës i koduar “Azili i rremë” është finalizuar sot  me një të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim për falsifikim dokumentash. Sipas burimeve të policisë, tre persona kishin ndërtuar një aktivitet të paligjshëm në Kryeqytet duke falsifikuar dokumenta për personat që kërkonin azili në Francë. Gjatë këtij operacioni policia ka

Operacioni i policisë së Tiranës i koduar “Azili i rremë” është finalizuar sot  me një të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim për falsifikim dokumentash.

Sipas burimeve të policisë, tre persona kishin ndërtuar një aktivitet të paligjshëm në Kryeqytet duke falsifikuar dokumenta për personat që kërkonin azili në Francë.

Gjatë këtij operacioni policia ka mundur të arrestojë vetëm kreun e bandës, Ergys Tafani 34 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim dy persona të tjerë, të cilët mendohet të jenë bashkëpunëtorë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar si provë materiale 10 vërtetime gjakmarrje të falsifikuara për disa shtetas shqiptarë që kërkonin azil në Francë.

Për këto vërtetime shtetasit paguanin shumën prej 20 mijë lekësh të rinj, si dhe shoqërim në kufirin italo-francez.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar