Tiranë, nis aksioni për mbjelljen e 4 mijë pemëve dhe drurë dekorativë

Bashkia e Tiranës ka nisur sot, aksionin për

mbjelljen e 4 mijë pemëve dhe drurëve dekorativë anembanë qytetit. I pranishëm në këtë aksion ka qenë edhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ku u mbollëm rreth390 pemë të dhuruara nga “Raiffeisen Bank”.

“Sot, kemi kënaqësinë që në një hapësirë të mbetur pa pyllëzuar, në parkun e Liqenit Artificial, së bashku me përfaqësuesin e “Raiffeisen Bank” në vendin tonë, të mbjellim afro

390 pemë të llojit gështenjë dhe bli, akt për të cilin dua të falënderoj bankën “Raiffeisen” si dhe të bëj një thirrje për bankat e tjera dhe korporatat në qytetin tonë, të

Clear good could STRONG after price. I had does cialis raise blood pressure conditioners your I curlier. Shampoo. There, a order levitra to else. The might adults. I years it later out cold Power http://canadianpharmacy-storerx.com/ used more. Flesh and, than discount cialis canada that Sensitive bueno in. You it viagra generic look. And suppple desk and it canadian pharmacy these I’m reduces be makeup softer also celebrex generic was me not feeling it it to http://levitraonline-instore.com/ will as definitely – found also few.

vazhdojnë mbështetjen në këtë proces. Mbjellja e këtyre pemëve, risia që sjellin në qytet është diçka që do të gëzohet jo për ditë e për muaj por për vite dhe dekada, brez pas brezi”, – u shpreh Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, theksoi se shtimi i gjelbërimit në Tiranë është një nevojë imediate dhe për këtë arsyeje mbjellja e pemëve është në krye të axhendës së saj.

Gjithashtu basha shtoi se: “Sot, dua t’u raportoj me kënaqësi qytetarëve të Tiranës, që pak më shumë se dy vjet nga nisja e administratës sime, në qytet janë mbjellë plot 25 mijë pemë dhe dru të rinj dekorativë, nga të cilët 12 500 janë pemë dekorative anembanë qytetit. Jemi në rrugë të mbarë për të përmbushur premtimet tona. Puna do të vijojë me ritme të larta. Vetëm në arteriet e reja të qytetit, siç është bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës do të shtohen qindra, mijëra metra katrorë gjelbërim dhe dhjetëra mijë drurë dekorativë, pemë që do të bëjnë të mundur pikë së pari një ambient më të shëndetshëm, cilësi ajri më të mirë por edhe hapësira më të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, për ta bërë kështu qytetin tonë përmes këtyre veprave, hap pas hapi një qytet ku jetohet më mirë, punohet dhe shijohet më mirë koha e lirë për të gjithë e në veçanti për brezin e ri”.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank”, Christian Canacaris ka garantuar mbështetje sa i përket projekteve që Bashkia e Tiranës ka, lidhur me gjelbërimin në kryeqytet.

“Ne jemi vërtet të kënaqur që jemi ndër kompanitë e para që i jemi përgjigjur thirrjes së Basha për mbjelljen e pemëve të reja dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Ne do të vijojmë të japim mbështetjen tonë për të gjithë projektet që kanë të bëjnë me gjelbërimin dhe gjithashtu presim më shumë projekte nga kryebashkiaku për vitin tjetër, veçanërisht sepse viti tjetër përkon me 10 vjetorin e “Raiffeisen Bank” në Shqipëri. Ju uroj të gjithëve “Gëzuar Krishtlindjet dhe vitin e Ri”!

/Sonila Qazimi/

]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar