Tiranë, makinat përplasin tre këmbësorë

Tiranë, makinat përplasin tre këmbësorë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e 3 aksidenteve rrugore të ndodhura brenda pak orësh në kryeqytet. Vetëm pak minuta më parë një fëmijë është plagosur rëndë tek ‘’Pallati me Shigjeta’’ nga një automjet me targa AA 270 AK. Fëmija dyshohet se i përket komunitetit rom dhe është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak.

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e 3 aksidenteve rrugore të ndodhura brenda pak orësh në kryeqytet.

Vetëm pak minuta më parë një fëmijë është plagosur rëndë tek ‘’Pallati me Shigjeta’’ nga një automjet me targa AA 270 AK.

Fëmija dyshohet se i përket komunitetit rom dhe është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak.

Po sot një aksident ndodhi pranë shkollës ‘’1Maji’’, ndërsa emri i të plagosurit nuk bëhet i ditur.

Ndërsa aksidenti tjetër u shënua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranë pallatit ‘’Asllan Rusi’’ nga një automjet tip Toyota me targa Tr 2181 M. Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar