Tiranë, kaos në transportin publik

Qarkullimi në qytetin e Tiranës është futur në kaos ditën e sotme, për shkak të grevës 24-orëshe të paralajmëruar nga shoqata e transportit publik. Asnjë autobus i 6 linjave urbane që funksionon në Tiranë nuk po kryen itinerarin e përditshëm, për shkak të mospagimit të drejtuesve të autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve. Nga

Qarkullimi në qytetin e Tiranës është futur në kaos ditën e sotme, për shkak të grevës 24-orëshe të paralajmëruar nga shoqata e transportit publik. Asnjë autobus i 6 linjave urbane që funksionon në Tiranë nuk po kryen itinerarin e përditshëm, për shkak të mospagimit të drejtuesve të autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve.

Nga ana tjetër, shoqëritë e transporteve kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 në 70 lekë. Një grup të rinjsh kundërshtuan një ditë më parë nëpërmjet një tubimi përpara Ministrisë së Transporteve rritjen e çmimit të biletës, duke e konsideruar një barrë të rëndë për qytetarin, ndërkohë që kanë shprehur pakënaqësi edhe për cilësinë e shërbimit të transportit publik.

“Ne kërkojmë që për shumë kategori në nevojë, ky transport të bëhet falas. Të papunët, pjesët e familjeve në nevojë, studentët duhet ta përfitojnë këtë shërbim falas. Ne kërkojmë cilësi të shërbimit. Ky që kemi nuk është transport publik cilësor, nuk është i shpejtë, njerëzit shtypen, vidhen dhe përplasen në urbanet tona”, thanë protestuesit.

Ndonëse i janë dërguar peticione Ministrisë së Transportit nga kjo organizatë, por edhe Bashkisë së Tiranës, e cila këtë radhë është vendosur në krah të shoqërive të transportit, të cilët thonë se nuk mbulojnë kostot nga rritja e çmimit të naftës, ende nuk ka një përgjigje konkrete. Madje me disa amendime në ligj, pritet që Qeveria t’ia kalojë bashkive të vendosin për ndryshimin ose jo të çmimit të biletës.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar