Tiranë, hapet Zyra e Parë e Punës

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, në Tiranë do të hapet Zyra e Punës. Kjo zyrë do të nis të funksionoj pas një jave dhe do të ketë në fokus punësimin, kryesisht të të rinjëve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, në Tiranë do të hapet Zyra e Punës. Kjo zyrë do të nis të funksionoj pas një jave dhe do të ketë në fokus punësimin, kryesisht të të rinjëve.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh personash në portin e Shëngjinit tha:- “Javën tjetër në Tiranë, hapim Zyrën e Parë të Punës, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, për të ofruar një standard të ri, sesi shteti duhet të jetë ndërmjetësues midis punëdhënësve dhe punëmarrësve, dhe bashkë me Inspektoriatin e Punës, do të kemi një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqipërinë, që të sigurohemi që punëtorëve shqiptarë u garantohet siguria në punë, shëndeti në punë, paga e rregullt, e drejta e tyre për t’u sindikalizuar dhe mbi të gjitha mbështetje për biznesin”.

Ministri Veliaj  bëri të ditur faktin se për të nxitur kryesisht punësimin e të rinjve, të vajzave e grave, do hapet një konkurs për kompanitë që duan të sigurojnë mbështetjen e Qeverisë për rritjen e punësimit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar