Tiranë, festivali i tretë i artit për fëmijë

Tiranë, festivali i tretë i artit për fëmijë

Fondacioni i Arteve Pamore Shqiptare Përtej Kufijëve (“FAVA”) organizon të shtunën festivalin e tretë të artit për fëmijë, festë që i dedikohet plotësisht imagjinatës së fëmijëve Shqiptar, Fillimisht ky aktivitet është zhvilluar në ambjentet e shkollës së Kuqe në Tiranë, me temë “Mbi Tolerancën” dhe në Galerinë e Arteve “E ardhmja ime, Ëndrra ime”. Këtë

Fondacioni i Arteve Pamore Shqiptare Përtej Kufijëve (“FAVA”) organizon të shtunën festivalin e tretë të artit për fëmijë, festë që i dedikohet plotësisht imagjinatës së fëmijëve Shqiptar,

Fillimisht ky aktivitet është zhvilluar në ambjentet e shkollës së Kuqe në Tiranë, me temë “Mbi Tolerancën” dhe në Galerinë e Arteve “E ardhmja ime, Ëndrra ime”.

Këtë vit, ky aktivitet do të mbahet në komunitetin e Kamzës, duke i  dhënë një rëndësi tepër të veçantë kësaj zone jashtë qëndrës së Tiranës për fëmijët e moshës nga 7-15 vjeç.

Një detaj tepër i rëndësishëm këtë vit, i cili do të jetë edhe risi për këtë festival është ndërhyrja nëpërmjet pikturimit në hapësirën urbane e cila do ti dedikohet fëmijëve më të rritur.

Ky aktivitet ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për artistat e rinj, të cilat gjatë festivalit do të kenë mundësi të prezantojnë punimet e tyre para publikut.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar