Mbrëmjen e ditës së djeshme një biznesmen ka mbetur i vrarë në Tiranë rreth orës 23:00, pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Viktima 44 vjeç, H. Kotorri, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve është ekzekutuar gjatë kthimit për në banesën e tij në rrugën “Ali Visha”. Sipas burimeve në vendngjarje, vrasësit
Mbrëmjen e ditës së djeshme një biznesmen ka mbetur i vrarë në Tiranë rreth orës 23:00, pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima 44 vjeç, H. Kotorri, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve është ekzekutuar gjatë kthimit për në banesën e tij në rrugën “Ali Visha”.
Sipas burimeve në vendngjarje, vrasësit janë larguar mënjëherë pasi kanë kryer krimin, duke ja lënë vendin forcave të shumta policore. Këta të fundit kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në komisariat janë shoqëruar rreth 4 persona për të marrë të dhëna të mundshme për vrasjen e biznesmenit.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *