Tiranë-Durrës pas 8 muajsh me pamje tjetër (FOTO)

0

Pas tetë muajsh superstrada Tiranë–Durrës, nga rrethrrotullimi i doganave deri në afërsi të mbikalimit të Qafë Kasharit, do të ketë një tjetër pamje. Nëpërmjet fondit të zhvillimit të rajoneve Qeveria shqiptare do të investojë afro 280 milionë lekë për rehabilitimin e këtij aksi.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se projekti parashikon zgjerimin e superstradës me afro një metër nga të dyja krahët, rehabilitimin e rrugës dytësore, por dhe ndryshimi i rrjetit të ndriçimit që do të jetë me panele diellore, si dhe rrjetin elektrik që aktualisht është në gjendje kaotike.

Betoni që ndan dy korsitë e superstradës është menduar të zëvendësohet nga një brez i gjelbëruar. Projekti për rehabilitimin e këtij aksi është pjesë e projektit të qeverisë për rilindjen e qendrave urbane.

/Objektiv.al/ 

1

 

2

 

3

 

4

 

5

 

6

 

7

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here