Tiranë, CEZ vijon aksionin e ndërprerjes së energjisë, ndëshkohen 800 debitorë

0

Vijojnë aksionet për ndërprerjen e energjisë së papaguar nga ana e debitorëve. Aksioni i specialistëve të “CEZ Shpërndarje” është zhvilluar në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, ku kanë prerë lidhjet për më shumë se 50 debitorë të energjisë.

Kompania e Shpërndarjes nuk do të lejojë të konsumohet asnjë kilovatorë energji pa u paguar.

“Në ditët në vazhdim do të jemi në zona të tjera të Tiranës duke u shtrirë në gjithë qytetin për të prerë të gjitha lidhjet e jashtëligjshme dhe të gjitha abonentët që nuk paguajnë energjinë elektrike. Të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se do të furnizohen me energji vetëm ata abonentë që paguajnë rregullisht energjinë elektrike. Lidhjet e paligjshme janë duke u zeruar, por ka ende punë për t’u bërë”,- tha Arben Kasapi, Drejtor i Njësisë 1 të CEZ, Tiranë.

Sipas të dhënave të fundit të këtij aksioni, kompania “CEZ Shpërndarje”, deri tani u ka prerë energjinë elektrike mbi 800 debitorëve dhe ka prerë gjithashtu dhe 100 lidhje të paligjshme.

Ndërkohë në kryeqytet kompania CEZ ka shpërndarrë rreth 50 grupe pune në terren, të cilët po verifikojnë matjet dhe debitorët në kryeqytet.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here