Tiranë, bllokohen kreditë e buta

Tiranë, bllokohen kreditë e buta

Fazës e dytë e projektvendimit për familjet që do të përfitonin nga kreditë e buta për t’u strehuar ka mbetur ende pezull. Ky vendim është bllokuar për aq kohë as këshilltarët e votuar nga qytetarët nuk janë mbledhur për të vazhduar detyrën e re. Vendimi për emrat që do të do të përfitonin nga kjo

Fazës e dytë e projektvendimit për familjet që do të përfitonin nga kreditë e buta për t’u strehuar ka mbetur ende pezull.

Ky vendim është bllokuar për aq kohë as këshilltarët e votuar nga qytetarët nuk janë mbledhur për të vazhduar detyrën e re.

Vendimi për emrat që do të do të përfitonin nga kjo kredi do të bëheshin publike në muajin qershor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur

Lista zyrtare e qytetarëve të parë që do të  përfitonin nga kreditë e buta, të bllokuara për disa vite, u miratua në fillim të këtij viti bashkë me disa procedura të tjera që mundësonin zbatimin e një vendimi të tillë.

Tashmë janë me dhjetra qytetarën njëkohësisht banorë të Tiranës janë në mbledhje të këshillit bashkiak.

Të gjithë banorët janë në proitje të vendimit për miratimin e kredive të strehimit, por këshilli bashkiak ka muaj që nuk është mbledhur.

Me ndryshimin e kryetarit dhe zëendësimin e tij me një tjetër, ka bërë që puna në Parlamentin vendor, të mbetet pezull që dy muaj më parë.

Prishjet e mardhënieve mes këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lënë pezull çdo punë në këshillin bashkiak, vendimet për qytetin apo qoftë edhe diskutimet e lira për sa i takon mbarëvajtjes së iniciativave për fonde, buxhete, infrastrukturë për Tiranën dhe qytetin.

“Këshilli bashkiak mund të mblidhet në çdo lloj momenti. Ne jemi të gatshëm të miratojmë gjithçka të nevojshme për qytetarët e Tiranës, por kreu i bashkisë dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë paraqitur asnjë projektvendim konkret”, tha Aldrin Dalipi.

Anatarët e këshillit bashkiak një muaj më parë kanë ngritur një një grup pune për diskutimin dhe përgatitjen e një drafti për ndryshimin e disa pikave në rregulloren e brendshme të parlamentit vendor

Disa nga këto vendime do të lidhen drejtëpërdrejtë me propozimet dhe të drejtat që kanë qytetarët e Tiranës për sa u takon vendimeve dhe mbledhjeve periodike që zhvillon këshilli.

Mbledhja e këshillit apo dhe e grupeve pritet që të përcaktohet të paktën një herë në muaj.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar