Tiranë, asistohen 16 fëmijë me autizëm

Tiranë, asistohen 16 fëmijë me autizëm

Autizmi është një nga diagnozat më të shpeshta që po vendoset sidomos vitet e fundit . Pas përfundimit të diagnozës,  çdo fëmijë ka nevojë për seanca terapie të cilat kushtojnë shtrenjtë. Por jo çdo familje  mund të përballojë çmimet e shtrenjta te privatët, pavarsisht dëshirës për  shërimin e fëmijës. Në  këto  kushte  Qendra  Multidisiplinore e

Autizmi është një nga diagnozat më të shpeshta që po vendoset sidomos vitet e fundit . Pas përfundimit të diagnozës,  çdo fëmijë ka nevojë për seanca terapie të cilat kushtojnë shtrenjtë. Por jo çdo familje  mund të përballojë çmimet e shtrenjta te privatët, pavarsisht dëshirës për  shërimin e fëmijës.

Në  këto  kushte  Qendra  Multidisiplinore e cila ndodhet  në  qendër  të  Tiranës, ndihmon  fëmijët me probleme dhe  këto familje që nuk kanë mundësi ekonomike për të  kuruar fëmijët e tyre  në klinika  private të  cilat kanë çmime marramendëse.

“Krahas fëmijëve  këtë  qendër u ofrohet  ndihmë edhe të moshuarve, familjeve në nevojë dhe grave te dhunuara  apo të divorcuara. Qendra  ka kapacitete për të trajtuar të paktën 50 fëmijë  dhe është një staf prej 4 psikologësh që punon me fëmijët duke i ndjekur hap pas hapi. Terapitë janë 2-3 herë në javë”, sqaron drejtoresha e qendrës,  Zamira Bushati.

Në  këtë  qëndër  kryesisht pranohen fëmijë që kanë një diagnozë të qartë nga mjeku  dhe më e rëndësishme  është se gjithçka që u duhet fëmijëve  për diagnoza të  ndryshme të vendosura   nga mjekët është falas .

/Alma Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar