Tiranë, arrestohet specialisti i CEZ-it

0

Një specialist i përgjithshëm i Kompanisë CEZ Shpërndarje në Tiranë ka rënë në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit pasiv.

Semidion Daja, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, u arrestua pasi gjatë kryerjes se detyres si specialist pranë kompanisë Çez Shpërndarje Tiranë, ka ndërhyrë në matësat elektrik të familjeve te ndryshme, duke bërë të mundur që shuma e kilovatëve për tu paguar të jetë më e vogël se ajo që shpenzohej realisht.

Gjatë procedimit të mëtejshëm të kësaj ngjarje u konklodua se 24-vjeçari  përfitonte duke ju marrë familajrëve të ndryshme nga 30 000 lekë për çdo nderhyrje në matësat elektrik.

Aktualisht hetimi po vazhdon edhe per punonjës të tjerë të përfshirë ndërsa materialet ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tiranë.

/Xhevahir Qardaku/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here