Tiranë, arrestohet shefi i kirurgjisë së QSUT-së

0

Policia e Tiranës prangosi mëngjesin e sotëm shefin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ilir Broqaj me akuzën e korrupsionit pasiv. Së bashku me 41-vjeçarin është arrestuar edhe sekseri Arben Dodaj, 48 vjeç.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të QSUT-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqajt qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here