Tinka Kurti feston 86 vjetorin e lindjes

0

Aktorja e madhe festoi 86-vjetorin e lindjes. Tinka Kurti lindi në vitin 1932, në Sarajevë të Bosnjes. Nëna e saj ishte hungareze nga Budapesti, Elisabet fon Balinda, e cila u bë aktore, këngëtare dhe valltare e njohur në ish-Jugosllavi.

“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj”, kështu është shprehur dikur Tinka Kurti.

Aktorja e njohur karrierën e saj e filloi që në vitin 1947, kur u regjistrua në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Ka luajtur në role tëndryshme në filmat “Dasma e Sakos”, “Mira”, “Ne dhe Lenini”, “Bota” etj.. Mban titullin “Artiste e Popullit” dhe “Mjeshtre e Madhe”.

 

/D.Duraku/

tinka_kurti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here