Tifozët i prishin festën Perezit: Ozil nuk shitet!

Tifozët i prishin festën Perezit: Ozil nuk shitet!

Presidenti Florentino Perez u përball dje me një surprizë jo të këndshme gjatë prezantimit të Gareth Bale përpara tifozëve të Realit. Uellsiani u prezantua para mijëra tifozëve në stadiumin “Stantiago Bernabeu”, të cilët megjithëse të lumtur për blerjen më të shtrenjtë të këtij sezoni, ishin të irrituar me shitjen e turko-gjermanit Mesut Ozil. Gjatë kohës

Presidenti Florentino Perez u përball dje me një surprizë jo të këndshme gjatë prezantimit të Gareth Bale përpara tifozëve të Realit.

Uellsiani u prezantua para mijëra tifozëve në stadiumin “Stantiago Bernabeu”, të cilët megjithëse të lumtur për blerjen më të shtrenjtë të këtij sezoni, ishin të irrituar me shitjen e turko-gjermanit Mesut Ozil.

Gjatë kohës që Perez krenohej për blerjen e Bale, tifozët thërrisnin në kor: “Ozil non se vende” (Ozili nuk shitet). Kjo e irritoi së tepërmi numrin një të klubit madrilen, i cili u bënte me shenjë të heshtnin.

Gareth Bale u ble nga Reali i Madridit për 101 milionë, ndërkohë që Mesut Ozil u shit tek Arsenali për 45 milionë euro.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar