Tifozat Kuq e Zi: De Biazi qëndro!

Tifozat Kuq e Zi: De Biazi qëndro!

Ultrasit e kombëtares tonë të futbollit, të njohur si “ Tifozat Kuq e Zi” kanë ngritur zërin në lidhje me çështjen “De Biazi”. Edhe pas dy humbjeve që e kanë lënë praktikisht Shqipërinë jashtë botërorit “Brazil 2014”, tifozët i kanë dërguar një letër të gjitha mediave ku i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit rinovimi i

Ultrasit e kombëtares tonë të futbollit, të njohur si “ Tifozat Kuq e Zi” kanë ngritur zërin në lidhje me çështjen “De Biazi”.

Edhe pas dy humbjeve që e kanë lënë praktikisht Shqipërinë jashtë botërorit “Brazil 2014”, tifozët i kanë dërguar një letër të gjitha mediave ku i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit rinovimi i kontratës me teknikun italian Xhani de Biazi.

Pas dy rezultateve të dobëta FSHF e ka venë në dyshim rinovimin e kontrates me italianin, por vendimi i fundit do të merret në ditët në vazhdim.

Ja letra e plote e tifozëve bërë publikë për mediat e vendit:

Të nderuar bashkëkombas dhe tifozë të Kombëtares,

Pas gati 2 viteve dramë dhe emocion, edhe këtij sezoni eliminator po i vie fundi. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje të fundit për te permbyllur një sezon ku shpresa për kualifikim filloj të shuhet vetem në 2 ndeshjet e fundit të Shtatorit.

Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut. Në shumicën prej tyre kemi qenë edhe më të shumtë në numër dhe më të zëshëm sesa vendasit, duke bërë që lojtarë tanë të ndiheshin sikur luanin në shtëpi. Qytete si Lucerni, Oslo, Lubjana e Rejkjaviku i beme te flasim shqip, dhe jemi krenar për këtë pavarësisht rezultateve që kemi marrë.

Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emir Shqipëri.

Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren.

Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij.

Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër poashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale“.

 

/Blerand Ismaili/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar