Tiago Silva: Do të kthehem një dite tek Milani

Tiago Silva: Do të kthehem një dite tek Milani

Tiago Silva ka shprehur dëshirën e tij për të veshur sërish fanellën kuqezi në të ardhmen. Mbrojtësi brazilian që aktualisht aktivizohet me Paris SG ka deklaruar për “Gazzetta dello Sport” se ngjyrat kuqezi janë ende në zemrën e tij. “Unë ëndërrova të bëhesha kapiten i Milanit, por vjet u largova. Ende kam një marrëveshje katërvjeçare

Tiago Silva ka shprehur dëshirën e tij për të veshur sërish fanellën kuqezi në të ardhmen. Mbrojtësi brazilian që aktualisht aktivizohet me Paris SG ka deklaruar për “Gazzetta dello Sport” se ngjyrat kuqezi janë ende në zemrën e tij.

“Unë ëndërrova të bëhesha kapiten i Milanit, por vjet u largova. Ende kam një marrëveshje katërvjeçare me PSG-në, por do doja të rikthehesha te Milani pas kësaj eksperience. Por, deri atëherë le të shohim se çdo të ndodhë”, ka theksuar Tiago Silva.

Braziliani e la Milanin për PSG-në në verën e vitit 2012 dhe u bë lojtar kyç në sezonin e parë tek PSG-ja, ku fitoi edhe kampionatin francez.

28-vjeçari më pas ka folur edhe për sulmuesin Mario Baloteli, të cilin e ka lavdëruar dhe e konsideron si sulmuesin më të mirë pas Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos dhe Zllatan Ibrahimoviçit.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar