Tiago Silva: Balotelin do ta dëshiroja te PSG-ja

Tiago Silva: Balotelin do ta dëshiroja te PSG-ja

Ish-mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva, ka shprehur dëshirën e tij që sulmuesi Mario Baloteli t’i bashkëngjitet skuadrës së Paris SG. “Mario është një lojtar fantastik, të cilin do e shikoja mjaft mirë te PSG-ja. Për mua Mario është një supersulmues që di të bëjë mrekulli kudo që luan”, është shprehur mbrojtësi brazilian në një intervistë

Ish-mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva, ka shprehur dëshirën e tij që sulmuesi Mario Baloteli t’i bashkëngjitet skuadrës së Paris SG.

“Mario është një lojtar fantastik, të cilin do e shikoja mjaft mirë te PSG-ja. Për mua Mario është një supersulmues që di të bëjë mrekulli kudo që luan”, është shprehur mbrojtësi brazilian në një intervistë për mediat.

Gjatë Kupës së Konfederatave, Tiago Silva do ta ketë përballë Marion si kundërshtar, dhe braziliani me pak nota humori për këtë fakt ka thënë që do të ishte më mirë që Baloteli të mos luajë gjatë sfidës Itali-Brazil.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar